Turisti I Milion në Portin e Sarandës për muajin Gusht..

Ka hyrë sot në Portin e Sarandës, më 20 gusht 2019, ora 16.30, turistja numër 1 milion për muajin gusht.
Vetëm në muajin gusht, në Shqipëri kanë hyrë 1 milion turistë të huaj, duke shënuar kështu një shifër rekord.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar nga Ministria e Turizmit, Bashkia Sarandë dhe Porti i Sarandës, turistët austriak janë pritur nga Ministri z. Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë z. Ardian Gurma dhe Drejtoresha e Portit Sarandë zj. Kozeta Statha..
Turisti numër 1 milion, e cila ishte një vajzë nga Austria që kishte ardhur së bashku me familjen e saj për të kaluar pushimet në Sarandë.
Me këtë rast asaj iu përgatit një surprizë e këndshme, duke u pajisur me një bluzë në të cilën shkruhej shifra e 1 milion.
Shqipëria mbetet një nga destinacionet kryesore në Evropë.