Koordinatat

Koordinatat:

Porti i Sarandës ndodhet në koordinatat 39° 52’ 15’’ Veri dhe 20° 00’ 11’’ Lindje. Ky port është shëndrruar tashmë në një port turistik për arsyje se nga pasagjerët e përpunuar në total, rreth 90 % e tyre janë turistë. Porti përbëhet nga dy kalata kryesore:

  • Kalata nr 1: ka një gjatësi prej 50 ml dhe thellësia e basenit në fillim të kalatës është 3,5 m- 4 m. Në këtë kalatë përpunohen tragetet e pasagjerëve dhe automjeteve në linjën e rregullt Sarandë-Korfuz-Sarandë. Gjithashtu mund të akostohen deri në 4 tragete në pozicionin vertikal me kapacitet mesatar
  • Kalata nr 2: është kalata e anijeve cruiser me gjatësi 180 ml dhe thellësi 9 m. Tek kjo kalatë përpunohen tragetet turistike me gjatësi nga 100 m deri ne 210 m, por gjatë sezonit turistik ndodh që tek kjo kalatë të përpunohen dhe tragetet e tipit “delfin”, për arsyje se kjo kalatë i përmbush parametrat e thellësisë për këto lloj tragetesh.

Vendqëndrimi në spirancë:

Anijet e mëdha mund të qendrojnë në spirancë në mës të gjirit në thellësinë 20-30 m, ku trualli është lymë, por nuk përjashtohen rastet që ai të jetë shkëmb. Anijet e vogla mund të mbrohen më mirë në pjesën veriore të gjirit, afër bregut. Orientimi për hyrjen në gjirin e Sarandës natën realizohet me ndihmën e dy farëve krysorë:

  • Feneri i Lëkursit: me gjatësi 20° 01’ 33.7’’ L dhe gjerësi 39° 51’ 51’’ V. Ndodhet në jug të malit të Lëkursit në lartësinë 209 m. Largësia në dukje e fenerit është 20 milje.
  • Feneri i Berdeneshit: me gjatësi 20° 01’ 5 L dhe gjerësi 39° 50.7’ V. Ndodhet very-lindje të kepit Denta. Trajta e shenjës; mbi një bazament betony 1.5 m të lartë ndodhet një trilece metalike 3m e lartë, në të cilën është montuar feneri.

Ky fener është në pozicion jo të përshtatshëm për Portin, për shkak të zgjerimit pa kriter urbanistik, si dhe ndërtimi i disa pallateve ka kufizuar pamshmëri në disa sektorë.

Regjimi hidrometeorologjik i gjirit:

Erërat zotëruese në gjirin e Sarandës janë ato të drejtimeve verilindje, jugperëndim dhe very. Vendin e parë e zënë erërat e verilindjes, për të gjitha stinët, të cilat fryjnë me shpejtësi mesatare 4m/sek në dimër. Këto erëra nuk shkaktojnë det në Gjirin e Sarandës. Vendin e dytë e kanë erërat me drejtim jugperëndimor dhe ndikimin më të madh të tyre e kanë në stinën e verës, me shpejtësi mesatare 5m/sek. Këto erëra në Gjirin e Sarandës shkaktojnë shumë det duke vështirësuar qëndrimin e anijeve në radë dhe në port. Valëzimi në Gjirin e Sarandës nuk është shumë i madh. Ai arrin deri në forcën 3-4, pasi mbrohet nga ishulli i Korfuzit. Shpejtësia e rrymës detare arrin 0.5 nyje në drejtimin veri.

Thellësite:

Në hyrje të Gjirit të Sarandës thellësite janë 20-50 m. Barazthellësia 5 m kalon 20-30 m nga bregu. Barazthellësia 10 m kalon 100-120 m nga bregu. Trulli është lym më një trashësi 3 m dhe poshtë tij është shkëmbor. Ky gji është i pastër nga rreziqet e nënujshme. Përjashtim bën cektina tek Kepi i Paladhës, në largësinë 0.5 milje nga bregu, në të cilën shtrihet cektina me emrin cektina e Sarandës. Kjo cektinë ka një gjatësi 4 kabël dhe një shtrirje J-JL nga kepi. Në skajin e saj J-JL thellësia më e vogël është 1.5 m, kurse në skajin P-JP është 2.4 m. Fundi i detit në cektinë është shkëmbor. Midis cektinës dhe bregut të kepit Paladha ndodhet një kalim me thellësi deri në 3 m dhe jo në vijë të drejtë, prandaj kalimi këtu (për të hyrë apo për të dalë nga gjiri i Sarandës) është shumë i vështirë dhe nuk rekomandohet. Po kështu për të orientuar tragetet që qëndrojnë në Spirancë përdoret dhe Bova e Plazhit me koordinata (gjerësi 39° 52’ 12.6’’ V dhe gjatësi 20° 00’ 39.06’’ L). Është bovë rreziku i izoluar, e zezë në të kuqe, me dritë të bardhë, në thellësinë 22.4 m, e cila sinjalizon një anije te mbytur