Porti i Sarandës priti sot velierën e lashtë nga Katari “Fateh Al Khair 4”

Veliera e lashtë nga Katari, e konsideruar një muze në miniaturë mbi trashëgiminë e detarisë në Katar ka mbërritur sot në Portin e Sarandës.

Saranda është ndalesa e parë në Shqipëri për velierën “Fateh Al Khair 4”, e cila është vizituar nga qindra qytetarët dhe turistë të huaj të qytetit bregdetar.
Drejtoria Portuale Sarandë, Ministria e Turizmit, dhe Bashkia Sarandë kanë organizuar në njërën nga kalatat e Portit të Sarandës ceremoninë e pritjes, me prani të Ambasadorit të Katarit, Ministrit të Turizmit z. Blendi Klosi, deputetit të Sarandës z. Alket Hyseni, Kryetari të Bashkisë z. Adrian Gurma dhe drejtuesve të ndryshëm lokal..
Banorët e Sarandës dhe turistë të pranishëm pas ceremonisë kanë vizituar ambientet e brendshme të anijes, ku janë njohur me velierën, me kulturën detare të Katarit dhe kanë bëre foto të ndryshme..
Anija e llojit “Boom Safari” është e punuar prej druri, me gjatësi 110 këmbë dhe gjerësi 27 këmbë dhe me kapacitet mbajtës prej 200 tonësh.