Pёrpunimi i pasagjerёve dhe mjeteve detare nё Portin Detar Sarandё pёr vitin 2018

Saranda vizitohet gjithnjё e mё shumё nga Yacht-e dhe Krociera

 

Falё shёrbimeve dhe lehtёsirave portuale pёr gjithё agjencitё turistike qё operojnё mё Portin Detar Sarandё, gjatё vitit 2018 ёshtё rritur numёri i pёrpunimeve nё tё gjtiha zёrat..

Drejtoria e Portit Sarandёbёn publike tё dhёnat zyrtare tё pёrpunimit tё pasagjerёve dhe mjeteve detare pёr vitin 2018. Treguesit portual pёr periudhёn prill-tetor 2018, kanё nxjerrё se, nё Portin e Sarandёs gjatё gjithё vitit janё pёrpunuar20% mё shumё nё tё gjithё zёrat e pёrpunimit Portual sesa nё 2017.

Anijet

Anije Mallrash

Gjatё vitit 2018 nё Portin e Sarandёs , pёr 10 mujorin e kёtij viti, janё pёrpunuar 13 anije mallrash, me specifika si; Cimento Import, Nitrat, Inerte Export si dhe Argegate tё ndryshme.  Nё krahasim me 10 mujorin e vitit 2017 janё pёrpunuar 3 mё shumё. dhe me njё tonazh prej 27200, 27 mijё e 200, gati dyfishin e tonazhit tё vitit 2017.

Anije Turistike dhe Linjat e pёrhershme

Gjatё kёtj 10 mujori, ky zё i pёrpunimit Portual ka qёnё nё njё rritje tё konsiderueshme nё krahasim me 2017. 20% me shumё se vitin e kaluar kanё qёnё prekjet dhe imbarkimet e Anijeve Turistike, Linjave ditore si dhe Krocierave. Sipas tё dhёnave kemi; 477709 mijё pasagjerё tё pёrpunuar gjatё 10 mujorit tё 2018-s nё Portin e Sarandёs, kundrejt 430831 mijё qё janё pёrpunuar nё vitin 2017. tё Imbarkuar nё Portin e Sarandёs kemi, 240421 pasagjerё, ndёrsa nё 2017 215566 pasagjerё, nga tё cilёt tё huaj 224504, ndёrsa shqiptarё 15917 pasagjerё.  Tё disimbarkuar nё Portin e Sarandёs kemi 237288 , pasagjerё tё huaj 221359 , ndёrsa shqiptarё 15929.

Prekje tё Trageteve Turistikё

Gjatё 10 mujorit tё vitit 2018 nё POrtin e Sarandёs kemi prekje tё Anijeve dhe Trageteve Turistikё tё disa tipeve, si Cruiz (Krociera) dhe Yacht (Jaht)-ve. 172 Tragete Turistike kanё kryer kёtё vit prekje nё Portin e Sarandёs, ku gjatё vitit 2017 kanё qёnё vetёm 133. Ndёrsa pёr kategorinё e Yacht (Jaht) -ve 1300 tё tillё nga 1052 qё kanё bёrё shkelje nё vitin e kaluar. Sa i pёrket kategorisё Cruiz (Krocjera) shkeljet nё Portin e Sarandёs pёr 10 e 2018, pa llogaritur gjithё tetorin e gjysmёn e nёntorit, kanё qёnё42 Cruiz (Krociera).

Vlen tё pёrmendet se gjatё vitit 2018 nё Portin e Sarandёs sa i pёrket Pёrpunimit tё Anijeve

  1. Tregtare
  2. Turistike

c.Linjat e pёrhershme

d.Tragetet Turistike

e.Yacht (Jaht) dhe Velierat

kanё pasur njё interesim tё madh nga tё gjtiha shtetet dhe kombёsitё e ndryshme pёr tё vizituar Shqipёrinё dhe jo vetёm Sarandёn, si ditor, javor, mujor etj.

Mjetet motorrike, makinat

Pёr 10 mujorin e 2018 janё pёrpunuar 2046 makina, vetura, figon, dhe trailer, njё rritje e konsiderueshme nё krahasim me njё vit mё parё, rreth 70% mё tepёr makina kanё hyrё nё Portin e Sarandёs nё krahasim me vitin 2017.

 

Paketat Turistike Sezonale nga Italia

Gjatё kёsaj vere, si dhe vitin e kaluar, por kёtё vit nё njё afat mё tё gjatё kohor kanё mbёrritur dhe turistёt italianё tё organizuar, kryesit nga Jugu i Italiasё, tё cilёt nёpёrmjet Agjencivё shqiptare qё operojnё me ato Italiane kanё gjetur nё bregdetin tonё mundёsinё e njё turizmi dhe pushimi mё tё lirё dhe mё cilёsorё sesa nё vendin e tyre. Kjo kategori gjithnjё e mё shumё po bёhet mё e interesuar pёr paketat javore, dyjavore qё organizojnё kёto Agjenci nё bregdetin Jonian.

Yacht(Jahtet)

Kjo kategori ka patur gjatё vitit 2018, dhe vijon dhe nё kёtё fund viti, tё kёtё njё interesim edhe mё tё madh pёr tё vizituar dhe eksploruar vendin tonё.  Duhet theksuar se jo tё gjitha janё pёr furnizim me karburant, njё pjesё shumё e mirё e tyre vijnё nё Sarandё e bregdetin Jon pёr pushime dhe eksplorim. Janё tё shumtё Yacht -et nag Italia, Gjermania, Holanda, Franca, Greqia, Portugalia, Anglia dhe ish republikat Ruse, tё cilёt vendosen nё bregdetin Jon me ditё tё tёra pёr tё shijuar bukuritё, Diellin, qetsinё dhe kulinarinё shqiptare, nga e cila janё shumё tё impresionuar.

TuSDK[filter:Normal]

 

Bicikletat

Njё tjetёr kategori domedhёnёse e turistёve qё kanё hyrё nё Portin e Sarandёs ёshtё dhe ajo e udhёtimit mё Bicikleta, ose e thёnё nё gjuhёn ndёrkombёtare (bicycle explication). kjo kategori turistёsh gjatё 2018 ka pasё njё rritje dy dhe tre fish e atyre qё kanё hyrё vitin e kaluar. Konstant mbeten me njё rritje tё lehtё edhe turistёt me motorra, tё cilёt nё grupime tё vogla apo tё mёdha kanё hyrё nё  Portin e Sarandёs pёr tё vizituar Shqipёrinё.

 

Nё fund keni pasqyrat e Pёrpunimit tё Pasagjerёve dhe mjeteve nё Portin e Sarandёs .

Paqyra të përpunimit të pasagjerëve dhe automjeteve në portin e Sarandës

Grafik i përpunimit të pasagjerëve dhe automjeteve në portin e Sarandës