Analiza vjetore 2019 SH. A Porti Detar Sarande

Analiza vjetore 2019 SH. A Porti Detar Sarande

Është zhvilluar në ambjentet e Drejtorisë së Portit Sarande “Analiza Vjetore 2019” me praninë e Prefektit të Vlorës , z. Flamur Mamaj, ku janë analizuar prioritetet dhe objektivat e vitit 2019 , realizimi i tyre dhe detyrat për përmirësimin në 2020.

Prioritetet për 2020 të Degës Programimit, Investimeve dhe teknikës

–      Realizimi i objektivave vendosura Programin Ekonomiko – Financiar  të Shoqerisë për vitin 2020 për        përmirësimin edhe tëj infrastrukturës dhe shërbimëvë ofruar për arritur standarte larta.

Hyrja Portin Detar Sarandë  Gjate vitit 2019 jemi pajisur me projekt preventivin per sistemimin e hyrjes ne ambientet e portit.

Plani i Sigurise Pajisja me planin e ri  është kërkesë e Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe Forcës së Sigurisë së portit. Plani i Sigurisë do të ketë në përberje të tij të gjithë elementet të cilët  janë të domosdoshëm për paraqitjen e portit tonë si një port i cili është i përshtatshem për tu vizituar nga ana e sigurisë, gjë e cila është e domosdoshme për frekuentimin nga anijet cruises dhe jahtet. Ky plan do të jetë element i paraqitjes së portit edhe në menyrë elektronike gjatë marrjes së të dhënave të operatoreve turistik të cilët do të kërkojnë bashkëpunimin me portin tonë.

Dedektor Metali Stacionar  Nisur edhe nga kërkesa e Forcës së Sigurisë dhe nga nevoja për rritjen e elementeve të sigurisë është parashikuar për vitin 2020 pajisja e portit me tre dedektor metali stacionar.

Shtylla Furnizimit me Energji Elektrike dhe Ujë me Parapagesë dhe Kollona MKZ në kalatën Cruises. Shërbimi  i ofruar është vet shërbim, ofrohet  shërbimi në cdo orë të ditës  ose  të natës. Matja  e sasisë së energjisë elektrike dhe ujit të shitur nëpërmjet tyre është e kontrrolluar në mënyrë elektronike. Realizimi  i  këtij  investime  do  të  sjellë grumbullimin  e  të ardhurave  për  shoqërinë.